Klinika për Neurologji dhe Psikiatri - NEURONI

Klinika për Neurologji & Psikiatri

NEURONI





  • Kudo që të shkojmë, kudo që të jemi, kafeja dhe duhani janë bërë pjesëtar pothuajse të përhershëm dhe të pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm, por mbi të gjitha, i rrezikshëm sidomos për gratë shtatezane.
    Jo rrallë ndodh me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerëz të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj, mbushin lokalet ndërkohë që duhani dhe kafeja është shoqëruesi i përhershëm dhe, në më të shumtën e rasteve edhe alkooli, ku pija e preferuar është sipas fuqisë së xhepit, votka, konjak, kampari ose uiski. Dhe, ç‘është më e keqe, deri dje këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve, por që pas viteve ’90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikshme, sa sot në Evropë ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive.



FAIL (the browser should render some flash content, not this).

Ndikimi i kafeinës tek gratë shtatezane

Sipas studimit, gratë shtatzane që pijnë më shumë se 200 miligram kafe në ditë, dyfishojnë rrezikun e dështimit të barrës. Studimi paralajmëron edhe ndaj çajit, pijeve freskuese që përmbajnë kafeinë madje edhe disa barna, që prekin shtatzaninë.
Mjekja Tracy Flanagan thotë se ajo që e dallon këtë studim nga studimet e mëparëshme është se edhe një nivel i ulët kafeine mund të shkaktojë dështimin tek gratë shtatzane. Kërkimet në këtë fushë tregojnë se gratë shtatzane që konsumojnë më pak se 200 miligram kafe në ditë, gjithashtu rrezikojnë barrën e tyre. Deri tani nuk dihet përse kafeina ndikon kaq shumë tek shtatzania, por eksertët thonë se kafeina mund të shtojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja në barkun e nënës. Studimi u krye nga qëndra mjekësore March of Dimes. Të paktën një ekspert thotë se shumica e aborteve apo dështimeve rezultojnë nga anomalitë në fetus. Por autorja e studimit thotë se gratë duhet të përpiqen të heqin dorë nga kafeina gjatë të paktën 3 ose 4 muajve të parë të shtatzanisë për të patur një lindje  të suksesëshme e pa probleme.

Duhani

Duhani gjatë djegies çliron 4 000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjëset kryesore për varësinë nga duhani dhe dëmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqendrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronkit astmatik, shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk pinë duhan mushkëria me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerrë gëlbazën. Janë këto persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare. Por dëmet më të mëdha duhani i shkakton në sistemin kardiovaskular të gjakut.
Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për Karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit, ky rrezik rritet ndjeshëm në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2.7 herë rreziku për kancer stomaku.


 

| N e u r o n i © 2007. All rights reserved |